E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sergio Ramos-Dos Santos, kohe te veshtira jashte fushave

Kohe te veshtira per lojtare te superpaguar, te cilet jane mesuar te kene gjithcka nen kontrollin e tyre. Dy rastet me tipike te koheve te fundit jane ato te Sergio Ramos dhe Dos Santos.

Mbrojtesi i Real Madrid eshte gjobitur me 6 mije euro pasi goditi nje gazetar ne daten 19 korrik. Lajmin e ben te ditur gazeta franceze “L'Equipe”, sipas se ciles, Sergio kishte kaluar naten ne nje lokal te Kordobas bashke me Reina-n dhe Villa-n.

Nderkohe, sulmuesit meksikan te Tottehnam, Giovani Dos Santos, ne festen e Krishtlindjeve te organizuar nga skuadra, i ka shkare dora duke kthyer disa gota me shume. Lojtari eshte perzene nga lokali ku ndodheshin edhe shoket e skuadres, pasi ai filloi te prishte atmosferen.

Sipas gazetes “Mirror”, lojtari eshte nxjerre nga forcat e sigurise te lokalit “Taman Gang Club” nen shikimin e shokeve  te skuadres, Jonathan Woodgate, Darren Bent, Gareth Bale, Kevin Prince-Boateng dhe Alan Hutton.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›