Ronaldo tek Corinthias, Socrates e kritikon

Kontrata e Ronaldos me skuadren braziliane te Corinthias ka ngjallur reagime te shumta.
Nje prej ish legjendave te futbollit brazilian, nuk e ka pritur mire kete lajm, duke kritikuar vendimin e ish “fenomenit”. Behet fjale per Socrates, i cili ne nje interviste per gazeten “Estado di Sao Paulo”, ka deklaruar se ky eshte nje hap i nxituar nga ana e sulmuesit.
“Ronaldo ka marre nje rerzik te madh mbi shpatulla. Tifozet e Corinthias jane shume ekzigjente. Duhej te kishte shkuar tek Paris Saint Germain pasi eshte nje klub qe deshiron te fitoje dhe ne France do ta kishin trajtuar si nje princ”, thekson ish legjenda e kombetares se Brazilit.
Pak kohe me pare, Ronaldo hodhi poshte cdo mundesi per t’u bashkuar me skuadren pariziene, duke e justifikuar kete vendim me taksat e larta qe aplikon shteti francez per lojtaret.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code