E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri sulmesh në Irak, 13 të vdekur

Bagdad, 25 gusht – Një seri sulmesh, të cilat kishin cak forcat irakiane të sigurisë, kanë lënë të vdekur 13 persona dhe dhjetëra të plagosur, kanë njoftuar sot zyrtarët policorë dhe spitalorë.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në veri të Bagdadit, ku një sulmues vetëvrasës shpërtheu veturën e mbushur me eksplozivë prapa stacionit policor, duke vrarë 11 persona, duke përdshirë katër policë dhe 7 civilë. Mbi 20 persona u plagosën në këtë sulm, raporton AP.

Përveç sulmeve të përditshme mbi policinë dhe ushtrinë irakiane, ka shënuar rritje edhe numri i sulmeve kriminale në javët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›