E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari i zëvendëskryeministrit dyshohet për krime në SHBA

New York, 25 gusht 2010 – Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se në mesin e pjesëtarëve të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, që akuzohen për krime të rënda në New York janë edhe dy shqiptarë.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm në New York ka bërë të ditur se Florian Veshi, i cili është arrestuar të hënën në New York, dhe Almir Rrapo, i cili ishte arrestuar nga policia e Shqipërisë në muajin korrik, akuzohen për krime të rënda, përfshirë edhe vrasje, kontrabandë me narkotikë, grabitje, rrëmbim dhe djegie. Në njoftim thuhet se janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë dhe se ata akuzohen për vrasjen e dy personave, për trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuhanë dhe për rrëmbimin e dy njerëzve. Në kohën e arrestimit, Almir Rrapo kishte qenë këshilltar i lartë administrativ në zyrën e Zëvendëskryeministrit të Shqipërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›