Seri tornadosh në SHBA/ Regjistrohen të paktën 26 viktima, mijëra banesa të shkatërruara

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e tornadove të fuqishme, që prekën tetë shtete në pjesët jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Stuhitë e forta shkaktuan të paktën 28 viktima dhe plagosën dhjetëra persona.
Qindra njerëz mbeten gjithashtu të bllokuar në shtëpitë e tyre, teksa u shkatërruan biznese dhe ndërtesa. Viktima u shënuan në shtetet e Arkansasit, Alabamës, Illinoit dhe Indianës. Referuar mediave vendase janë regjistruar më shumë se 60 tornado. Banorët e zonës tregojnë tmerrin që ata kanë përjetuar.
“Nuk me interesonte asgjë tjetër në atë moment, thjesht isha mirënjohës që isha gjallë. Çdo gjë ishte shkatërruar plotësisht.”
“Dyert ishin të bllokuar, dritat u fikën menjëherë nuk e dija si të veproja. U futëm në tualet dhe u fshehëm aty. Vetëm njëri u plagos.”
Guvernatorja e Arkansasit shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke aktivizuar gardën kombëtare për të ndihmuar në përpjekjet për rindërtimin. Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën dhe se ai i kishte premtuar ndihmë federale.
Stuhia po ashtu shkaktoi shembjen e një çatie teatri gjatë një koncerti Belvidere, duke lënë te vdekur një person si dhe duke shkaktuar plagosjen e 28 të tjereve. Tornadot vdekjeprurëse vijnë një javë, pasi një tjetër stuhi vrau 26 njerëz në Misisipi.