E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Lacio kthehet tek fitorja ndalet Napoli

Lacio është rikthyer tek fitorja falë një goli të Diakite në minutat finale dhe konsolidohet në vendin të tretë me 3 pikë më tepër se Napoli dhe Udineze.

Skuadra e Mazzarit, edhe pse në avantazhin e dy golave me anë të Dzemailit dhe Kavanit, përmbyset nga Katania në 2-2, që shënon me anë të Spollit dhe Lanzafames.

Barazim 2-2 mes Cezenës dhe Parmës por edhe mes Chievo-Siena 1-1, Genoa-Fiorentina 2-2 dhe  Novara-Leçe 0-0.

Në takimin më të hershëm, atë të orës 12.30, Atalanta mposhti Bolonjën 2-0 me golat e Gabbiadinit dhe Tiriboçhit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›