E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skualifikohet finalistja trans

Jenna Talackova, 23 vjeçare, kanadeze, ishte një nga 65 finalistet e përzgjedhura për të konkuruar në Miss Universi Kanada, konkurs bukurie i organizuar nga mandati, Donald Trump. Biondja nga Vankuveri ishte një nga të preferuarat për të marrë kurorën me diamantë në finalen e Torontos në muajin maj të këtij viti.

Ajo dukej se përmbushte të gjitha kushtet për të qenë përfaqësuesja e Kanadasë në Miss Univers. Por gjithësesi organizatorët e konkursit të bukurisë kanë vendosur ta skualifikojnë atë. Kjo për arsyen se ajo kishte lindur mashkull. 

Në një komunikatë për shtyp organizatorët deklarojnë se konkurentja kishte gënjyer në formularin e regjistrimit duke fshehur faktin se ajo kishte lindur mashkull, dhe më pas ishte shndërruar në femër pas disa operacioneve.

Talackova kishte nisur terapinë hormonale që në moshën 14 vjeçare. Megjithëse në faqen zyrtare të konkursit, i cili shënon edicionin e tij të 61, fotot e 23 veçares janë hequr, ajo kërcënon nëpërmjet “tuitteri-t” se do të padisë organizatorët e konkursit për diskriminim.

Për të konkuruar në Miss Univers Kanada sipas rregullores konkurentet duhet të përmbushin disa kritere thelbësore, të jenë shtetase kanadeze, të moshës 18 deri në 27 vjeç, beqare dhe jo shtatzënë. Por në rregullore nuk përmendet asnjë normë për sa i përket ndryshimit të seksit apo të ndërhyrjeve të kirurgjisë estetike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›