E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Lacio sndalet ngec Roma e Juve

Lacio vazhdon te mbaje kreun e Serise A teksa edhe ne javen e tete ka fituar me rezultatin 2-1 me Kaljarin duke u ngjitur ne kuoten e 19 pikeve.

Bardhekalterit kaluan ne avantazh qe ne minuten e 22 me Flokarin per te dyfishuar me Maurin ne minuten e 53 nderkohe qe per miqte shkurtoi diferencen Matri ne minuten e 59-te.

Nderkohe Juventus e Roma ngecin ne rezultate te bardha ne javen e tete te Serise A teksa kane barazuar 0-0 perkatesisht me Bolonjen dhe Parmen.

Te dyja skuadrat vinin nga rezultatet zhgenjyese ne kompeticionet europiane ku verdhekuqte e Ranierit ne ndeshjen e vlefshme per Ligen e Kampioneve u munden ne Olimpiko nga Bazeli me rezultatin 1-3 ndersa bardhezinjte e Del Nerit barazuan ne transferte 1-1 me austriaket e Salzburgut ne ndeshjen e vlefshme per Ligen e Europes.

Kievo ka mposhtur 2-1 Cezenen e Bogdanit ku sulmuesi shqiptar u be protagonist vetem ne minutat e fundit te takimit teksa eshte ndeshkuar me nje karton te verdhe.

Ne 2 ndeshjet e tjera Xhenoa mundi Katanian 1-0 ndersa Udineze fitoi 2-1 me Palermon.

Ndeshja e mbremjes mes Interit dhe Sampdorias dhe ajo e se henes mes Napolit dhe Milanit mbyllin javen e 8 te kampionatit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›