Mutu i thyen hunden kamerierit

Sulmuesi rumun nuk pushon se vendosuri veten ne plan te pare edhe per gjera qe nuk kane te bejne aspak me futbollin. Ne pritje qe te rikthehet ne fushe pas pezullimit per perdorimin e dopingut rumuni u be protagonist per nje episod te shemtuar ne nje lokal te Firences ku ndodhej me dy miq te tij.
Gjate nje grindjeje Mutu goditi nje kamerier duke i thyer ketij te fundit hunden e qe i shtruar pret te dale nga spitali pas 25 ditesh.
Mutu dhe dy miqte e tij mberriten ne lokal ne oren 3 te mengjesit duke porositur birre. Pas pak kohesh kerkuan te paguanin por kur mberriti kamerieri te tre nuk ndodheshin me ne lokal.
Pasi i ndoqi jashte Mutu i shpjegoi se e kishte humbur portofolin dhe se kishte nevoje te kthehej ne shtepi per te marre parate e nevojshme. I kthyer pas njezet minutash Mutu foli me pronarin dhe pagoi parate. Pronari thirri kamerierin per te sqaruar rastin dhe pasi mesoi se lojtari vjollce ka nje llogari te hapur i kerkoi falje Mutuse.
Me pas futbollisti nisi sharjet ne drejtim te kamerierit te cilat u pasuan nga nje grusht i Mutuse ne hunden e thyer tashme te kamerierit te rrezuar per toke. Ne fakt kjo nuk ishte hera e pare qe Mutu ka goditur me grusht nje person pasi Mutuja ka gjuajtur me grusht nje kamerier gjate nje feste kur ishte ne shoqerine e te shoqes.
Trajneri Neven Spahija akuzohet per tortura
Nje e perditshme kroate Novi List e akuzoi Neven Spahijen se kishte marre pjese ne torturat ndaj te burgosurve serbe gjate luftes civile ne ish-Jugosllavi. Trajneri i Fenerbahces e pergenjeshtroi lajmin duke thene se kishte qene i pranishem ne kazermen e Sibelinkut me 2 mars te vitit 1992 por nuk kishte marre aspak pjese ne tortura. Jam pyetur nga gjykata ne cilesine e deshmitarit jo si akuzuar -deklaroi Spahija.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 23 Tetor 2010