E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Milan dhe Fiorentina luftë deri në fund për pjesmarrjen në Champion

Nëse tre vite më parë Interi fitonte kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve, në sezonin e ardhshëm zikaltërit do ta kenë pushim mesjavat, pasi kanë humbur përfundimisht mundësinë të marrin pjesë në Kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Stramaçionit, pas barazimit 0-0 me Xhenoan në ndeshjen e parafundit në kampionat, ka mbetur në vendin 9-të në renditje, ndërsa nuk ka mundësinë tashmë matematike të marrë pjesë as në Europa League në vitin tjetër. Ashtu si Interi edhe Milan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundë skuadrës së Romës në sfidën e quajtur si më të rëndësishmen për pjesmarrjen në Chempions Ligë. Kuqezinjtë e Alegrit nuk kanë arritur të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një fitore dhe për të siguruar vendin e tretë në renditje që do të mbetet i hapur deri në sekondat e fundit të kampionatit.

Një skuadër që vazhdon të shpresojë përLigën e Kampioneve është Fiorentina, e cila ka fituar 1-0 ndaj Palermos për të mbetur dy pikë pas Milanit të vendit të tretë. Humbja e Palermos dekretoi rënien nga kategoria të kësaj skuadre së bashku me Sienën dhe Peskarën.

Ndërkohë, mbetet e ndezur deri në javën e fundit lufta për një vend në Europa League në sezonin e ardhshëm, pas një dueli mes Udinezes e Lacios që luftojnë për vendin e 5-të në klasifikim. Të dyja skuadrat arritën të fitonin këtë fundjavë. Kryeqytetasit mundën Sampdorian 2-0 ndërsa Friulianët mundën Atalantën me rezultatin 2-1.

Ajo çfarë vlen të theksohet është fakti se Cana ka luajtur titullar me Lacion duke ndihmuar skuadrën në repartin e mbrojtjes.

Në javën e parafundit të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:

Juventus -Kaliari 1-1

Katania – Peskara 1-0

Kievo -Torino  1-1

Fiorentina – Palermo 1-0

Xhenova – Inter 0-0

Lacio – Sampdoria 2-0

Napoli – Siena 2-1

Udineze – Atalanta 2-1

Parma – Bolonja 0-2

Milan – Roma 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›