Derbi monoton, Milan-Roma pa gola

Ndeshja derbi e kësaj jave në futbollin italian mes Milanit dhe Romës ka përfunduar pa gola. Shikuesit në stadium kanë pritur një ndeshje më ndryshe nga kjo që u zhvillua sot. Skuadrat zhvilluan lojë të ashpër më plot ndërhyrje ku kishte tensione në fushë mes lojtarëve dhe tifozëve.
Milani mbeti me një lojtar më pak kur Muntari në minutën e 40 u përjashtua nga ndeshja. Edhe Totti u përjashtua në minutën e 90 të ndeshjes pas një ndërhyrje më bërryl ndaj Mexes.
Me këtë barazim Milanit i duhet që ta siguroj pozitën në Champions League vetëm në ndeshjen e fundit, në rast fitoreje me Sienën./Indeksonline/