Seria A, Milani e nis me humbje, Juventus me fitore
Ka startuar edhe kampionati italian, i fundmi nga kampionatet më të bukura të botës. Emri i parë që ka zbritur në fushë ka qenë një nga skuadrat më të mira, Milani, por që e ka nisur me humbje në transfertë. Përballë Veronës debutuese këtë sezon, djemtë e Alegrit nuk kanë mundur dot të marrin qoftë një barazim, edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Polit. Heroi i ndeshjes për Veronën ka qenë Luka Toni, i cili ka realizuar të dy golat me kokë, duke i dhënë tri pikët e para skuadrës veroneze.
Ndeshja e dytë ka qenë ajo mes Sampdorias dhe Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë kanë vuajtur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë kanë arritur të dalin te goli. Ishte pikërisht Tevez që kalon të tijtë në avantazh në minutën e 58-të. Ka mjaftuar ky gol që Juventusi të marrë tri pikët e para, duke i bërë një start të mirë kampionatit. Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera, Interi pret Xhenoan, Napoli pret Bolonjën, Lacio pret Udinezen, ndërsa Roma do të udhëtojë në Livorno.
(Eduard.Ilnica/BalkanWeb)