Peleshi e Kodheli, diskutime ‘private’ pas mbledhjes
VLORE- Ditë intensive kanë qenë këto të fundit për zv.kryeministrin e zgjedhur në qeverinë e re “Rama”, Niko Peleshi. Fillimisht ishin ditët e ngjeshura të organizimit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, ku zoti Peleshi mban ende postin e Kryetarit të Bashkisë së qytetit juglindor, një detyrë që do i mungojë në vitet në vijim, pasi qyteti i lindjes nuk do të jetë më nën administrimin e tij.
Më pas dy ditët e ngjeshura në Ujin e Ftohtë në Vlorë, teksa u bë mbledhja e parë e qeverisë “Rama”. Dhe në fakt pak qetësi duhet, edhe pse përsëri pa u shkëputur nga puna. Peleshi, pas mbledhjes së ministrave të rinj, ka zgjedhur të pijë një kafe vetëm për vetëm me zonjën Mimi Kodheli, e përzgjedhur nga kryeministri në ardhje Rama si drejtuese e dikasterit të Mbrojtjes.
Pra diskutimet duket se kanë vazhduar edhe jashtë ambienteve të mbledhjes, në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)