Seria A, Xhenova dhe Sampdoria, fitore kryesimi
Ndeshje e tensionuar në stadiumin “Luixhi Ferrari” midis Xheovas dhe Napolit, ku gjyqtarit Taliavento iu desh të nxjerrë pesë kartona të verdhë dhe tre të kuq.
Hamshik kalon në avantazh ekipin e Donadonit tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Por Flokari barazon mepenallti pas vetëm dy minutash, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë.
Në pjesën e dytë vendasit shënojnë edhe tre herë të tjera me Meston, Krespon dhe Karjan, duke fundosur shpresat e Napolit për një rezultat pozitiv.
Fiton edhe Sampdoria ndaj Atalantës në “Bergamo” 1-0, duke ruajtur hapin e dy kryesuesve, Xhenovas dhe Juventusit.
Më në fund vjen fitorja e parë për Romën e Klaudio Ranierit. Verdhekuqtë fituan me vështirësi ndaj Sienës në transfertë 2-1, duke marrë tri pikët e para në këtë sezon.
Fiorentina dhe Udineze kanë fituar në shtëpi përkatësisht ndaj Kaljarit dhe Katanias 1-0 dhe 4-2.
Fiton edhe Kievo në transfertën e Bolonjës 2-0, duke u ngjitur në kuotën e tri pikëve.
Në “Renzo Barbera”, Palermo nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Barit.
Për rezultatet e plota dhe tabelën e klasifikimit, mund të klikoni te logoja e Serisë A në faqen e parë të gazetës “Start”.
Ja ndeshjet e luajtura dje në Serinë A:
Atalanta 0 – 1 Sampdoria
Palermo 1 – 1 Bari
Siena 1 – 2 Roma
Fiorentina 1 – 0 Kaljari
Inter 2 – 0 Parma
Boloja 0 – 2 Kievo
Udineze 4 – 2 Katania
Xhenova 4 – 1 Napoli