E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Dekretimi i ministrave, në plotësim të detyrimeve

“Natyrisht ju e dini që në Shqipëri pushtetet janë të ndara. Sikurse jam shprehur edhe në shumë momente të tjera, preokupimi im kryesor është që të mos devijoj për asnjë çast nga zbatimi i neneve të Kushtetutës, i gjithë kuadrit ligjor që rregullon aktivitetin e Presidentit në raport edhe më çështjen në fjalë. Çka do të thotë që në të gjithë procesin tim të dekretimit unë i referohem në mënyrë shumë rigoroze detyrimit kushtetues, ndërsa përsa i përket çështjes së këndvështrimit politik edhe moral, natyrisht që ky është një ekskluzivitet i propozuesit, që në rastin konkret është Kryeministri. Kështu që prisni..”, tha kreu i shtetit.

I pyetur nga mediat për dekretimin e Fatmir Mediut, të propozuar siministër Mjedisi, Topi tha se pushtetet janë të ndara dhe se ishte ikujdesshëm me punën e tij.

 “Në punën time, nuk eci me precedent, ç’është e vërteta. Unë eci meatë kuadër kushtetues e ligjor që unë kam në punën time... Por jamshumë i kujdesshëm. Në punën time, jam shumë i ftohtë, jam pa emocione.Dikur kam qenë edhe unë në politikë dhe jo në pak raste kam folur edheme emocione... Morali politik është diku tjetër, aty ku bëhet politika.Presidenti ecën me ligjin dhe me kuadrin kushtetues. Kjo është egjitha”, tha Topi pas pjesëmarrjes së tij në një nga shkollat në Tiranë, me rastin e nisjes së vitit  të ri arsimor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›