E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, fiton Xhenova, Palermo, Napoli e Sampdoria

Dy golat e Hernandez (27’ dhe 36’) dhe goli i Budan në minutën e 58-të i dhanë sukadrës së Delio Rosit suksesin e radhës përballë një kundërshtari direkt për një vend në kupat e Europës. Kjo fitore e ngjit Palermon në kuotën e 34 pikëve, një më shumë se Juventusi, duke e zbritur “Zonjën” në vendin e gjashtë.Xhenova rikthehet te fitorja në shtëpi, pasi ka mundur 2-0 Atalantën e vendit të parafundit. Palasio në minutën e 17-të dhe Krespo katër minuta para fundit të pjesës së parë vulosën suksesin e skuadrës së drejtuar nga Gasperini, që ngjitet në kuotën e 31 pikëve bashkë me Kaljarin.Napoli ka arritur të mbajë vendin e katërt edhe pas javës së 21-të të Serisë A. Skuadra e kaltër mposhti 2-0 në transfertë Livornon, me golat e shënuar nga Moxart në minutën e fundit të pjesës së parë dhe Çigarini në ekstremin e takimit.Përballje interesante ishte ajo që u zhvillua në stadiumin “Friuli” të Udines midis vendasve dhe Sampdorias. 2-3 në favor të miqve përfundoi kjo sfidë, me gola të realizuar nga Di Natale me penallti në minutën e gjashtë dhe Isla në minutën e fundit të pjesës së parë për vendasit, ndërkohë që për ekipin e Delnerit realizuan Pacini (26’ me penallti), Poci (57’) dhe Semioli (66’).Në takimet e tjera, Lacio nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Kievos, ashtu si Siena ndaj Kaljarit në “Artemio Franki”. Bolonja fitoi në fushën e vet ndaj Barit dhe ngjitet në kuotën e 23 pikëve, duke lënë pas gjashtë ekipe. Java e 21-të e Serisë A do të mbyllet në mbrëmje në orën 20:45 me derbin Inter-Milan.Seria A, java e 21-të:DjeKatania 3 – 0 ParmaJuventus 1 – 2 RomaSotBologna 2 – 1 BariGenoa 2 - 0 AtalantaLazio 1 - 1 ChievoLivorno 0 - 2 NapoliPalermo 3 - 0 FiorentinaSiena 1 - 1 CagliariUdinese 2 - 3 SampdoriaInter - Milan (ora 20:45)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›