USAID-i çeli sot në Tiranë minibursën bujqësore
Zyra e financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të grumbullojë informacion nga fermerët për llojin, sasinë dhe cilësinë e prodhimit që kanë për shitje si dhe për çmimet e shitjes.
Zyrat e shkëmbimit të informacionit mbi prodhimet bujqësore kanë qenë format embrionale të bursave në Evropën e mesjetës dhe ndihmuan në krijimin e tregjeve financiare.
"Informacioni i besueshëm dhe i dhënë në kohë është çelësi për të reduktuar paqartësitë rreth tendencave të tregjeve, përmirësimit të konkurrencës në lidhje me përfitimet e fermerëve si dhe do t’i ndihmojë ata që t’ju përgjigjen më me efikasitet kërkesave të tregut", deklaroi Sean Huff, zyrtari i USAID në Tiranë.
Përmes programeve të tilla, si hapja e kësaj zyre të re informacioni, USAID shpreson të rrisë konkurrencën e prodhimeve shqiptare, qoftë në tregun vendas dhe atë të huaj.