Seria A java e 37-të, Milan Roma supersfida e kësaj fundjave
Seria A do të luajë sot dy ndeshjet e para të javës së 37-të. Kampionët e Italisë, Juventus, presin në shtëpi skuadrën e Kaliarit për të vazhduar festën e titullit kampion në javën e parafundit të kampionatit. Ashtu si në fundjavën e kaluar Stadiumi i Torinezëve pritet të krijojë një tjetër atmosferë magjike për të paraprirë festës së madhe të titullit kampion që do të organizohet një javë më vonë. Ndeshja e tjetër e ditës së sotme është ajo mes Katanias dhe Peskarës.
Ndërsa takimet e ditës së nesërme pritet të jenë më interesante për vetë faktin se disa skuadra luajnë shanset e fundit për të siguruar pjesmarrjen në kupat e Europës ndërsa disa të tjera luajnë kartat e fundit për qëndrimin në Seria A. Supersfida e kësaj fundjave është padyshim përballja mes Milanit dhe Romës në San Siro.
Në këtë takim kuqezinjtë e drejtuar nga Alegri kërkojnë me çdo kusht fitoren për të siguruar automatikisht pjesëmarrjen në Champions Leage sezonin e ardhshëm. Ndërsa nga ana tjetër skuadra e Romës kërkon të mos përsërisë gabimin e mesjavës ku humbi me Kievon në shtëpi.
Nëse kryeqytetasit kërkojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës atëherë fitorja ndaj skuadres së Milan është një detyrim edhe pse vështirsitë janë të mëdha pasi luajnë në transfertë dhe pa mbështetjen e publikut të tyre të zjarrtë. Fitore në këtë fudjavë pritet edhe nga Fiorentina e cila mund të zbresë automatikisht Palermon nga Kategoria.
Lufta për të siguruar mbijetesën vazhdon të bëhet gjithnjë e më interesante në kampionatin Italian pasi janë 6 skuadra që akoma jetojnë me emocionet e frikës për të rënë një kategori më poshtë.
Në javën 37-të të kampionati Italian këtë fundjavë luhen këto takime:
Juventus -Kaliari
Katania – Peskara
Neser Seria A vijon me këto përballje:
Kievo -Torino
Fiorentina – Palermo
Xhenova – Inter
Lacio – Sampdoria
Napoli – Siena
Udineze – Atalanta
Parma – Bolonja
Milan – Roma