Seria A lajmet e fundit nga merkato

Inter – Ziklatërit janë gjithmonë e më pranë sigurimit të blerjes së Giampaoli Pazzini-t nga Sampdoria. Pas ofertës fillestare, klubi xhenoan duket i gatshëm të pranojë propozimin për 14 milion euro, plus kartonin e Biabiany-së. Shumë pranë transferimit edhe marokeni Hussein Kharja, aktualisht tek Genoa.
Milan – Nuk ka përfunduar merkato për kuqezinjtë, edhe pse deri tani kanë mbërritur tre futbollistë, Cassano, Emanuelson dhe Van Bommel. Galliani është në Barcelonë për të biseduar me Espanyolin për blerjen e të riut 22-vjeçar Didac Vila, mbrojtës i majtë.
Juventus – Mbërrin zyrtarizimi i kalimit të mbrojtësit Andrea Barzagli tek Juventusi. Me veteranin është lidhur një kontratë deri në vitin 2013.
Roma – Menjëherë pas prishjes së kontratës me Stuttgartin, Mauro German Camoranesi është vendosur në shënjestrën e Romës. Ranieri ka një raport të mirë me italo-argjentinasin, i cili do të mbërrinte me parametra zero.
Napoli – Është zyrtarizuar blerja e mbrojtësit të talentuar Victor Ruiz nga Espanyoli. Lajmi u konfrimua në vetë faqen e klubit spanjoll, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes. Gjithsesi, përveç parave, në Barcelonë përfundon edhe Datolo.
Fiorentina – Adrian Mutu pritet të vazhdojë tek Fiorentina, pas fjalëve pozitive të presidentit Andrea della Valle dhe largimit të agjentit të tij, Gigi Becali, në konflikt të hapur me klubin e Firences.