E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A luan “aktin” VII

Zikaltërve nuk u falen gabimet në përballjen e sotme me friulanët, pasi një fitore e Juventusit nesër në fushën e Palermos do ta thellonte edhe më tej diferencën prej një pike midis tyre.

Për trajnerin Hoze Mourinjo do të jetë i gatshëm që nga minuta e parë sulmuesi Diego Milito. Argjentinasi mungoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Rubin Kazanit të martën dhe mungesa e tij u ndie së tepërmi në manovrën sulmuese të kampionëve të Italisë.

Por Mourinjo duhet të mos llogarisë shërbimet e Maikon, pasi braziliani është i pezulluar për shkak të numrit të kartonëve.

Milani dhe Juve do të luajnë ditën e nesërme në transfertë përkatësisht kundër Atalantës dhe Palermos.
Në ndeshjet e tjera, Roma pret Napolin në “Olipmiko”, Sampdoria do të luajë në “Marasi”përballë Parmës, kurse Xhenova do udhëtojë drejt Bolonjës. Ndeshje interesante është edhe ajo që luhet në stadiumin “Artemio Franki” të Fiorentinës, ku vendasit e Çezare Prandelit presin Lacion.

Bari – Katania, Siena – Livorno dhe Kaljari – Kievo anë takimet e tjera të javës së shtatë të Serisë A.

Seria A, java VII:

Sot
Bari – Katania (ora 18:00)
Inter – Udineze (ora 20:45)

Nesër
Roma – Napoli (ora 15:00)
Atalanta – Milan (ora 15:00)
Bolonja – Xhenova (ora 15:00)
Kaljari – Kievo (ora 15:00)
Fiorentina – Lacio (ora 15:00)
Sampdoria – Parma (ora 15:00)
Siena – Livorno (ora 15:00)
Palermo – Juventus (ora 20:45)   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›