E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momerandum me Spanjën për mjedisin

Gjatë takimit, ministri Mediu informoi Ambasadorin spanjoll se ndër fushat prioritare, ku Shqipërisë i nevojitet shkëmbimi i eksperiencave, është ajo e pyjeve dhe mbrojtja e tyre nga zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Ai kërkoi mbështetjen për lëvizje konkrete dhe zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi madhor mjedisor. Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu tek arritja e standardeve mjedisore konform me ato të Bashkimit Europian, nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm dypalësh.

Ambasadori spanjoll shprehu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe zbatimin e tij, veçanërisht për arritjen e standardeve të Bashkimit Europian.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›