Seria A, sonte përballja Fiorentina-Milan
Përballja e orës 18:00 vë përballë njëra-tjetrës Bolonjën dhe Atalantën, skuadra të cilat kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë. Spektakli është i garantuar në super ndeshjen Fiorentina-Milan, dy skuadra që ndodhen mes 16 më të mirave të kontinentit. Milani vjen nga humbja shokuese 0-2 brenda në fushën e vet përballë Palermos, dhe një tjetër hap fals do të krijonte një hendek ndoshta të pariparueshëm me Interin kryesues.Ndërkohë, Fiorentina ndodhet mes skuadrave me nga 24 pikë, të cilat luftojnë për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve. Më poshtë do të paraqesim kalendarin e javës së 17-të, e fundit për këtë vit.Sot;18:00 Bolonja-Atalanta20:45 Fiorentina-MilanNesër;15:00 Roma-Parma15:00 Xhenoa- Bari15:00 Juventus-Katania15:00 Livorno-Sampdoria15:00 Napoli-Kievo15:00 Palermo-Siena15:00 Udineze-Kaljari20:45 Inter-Lacio