E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodra: Masa për personat me aftësi të kufizuar

Zv/ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, që drejtoi këtë takim, u shpreh se Qeveria është e angazhuar jo vetëm në ratifikimin e Konventave të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe e përkushtuar për të realizuar në praktikë mbrojtjen e grupeve në nevojë, një nga të cilët janë edhe personat me aftësi të kufizuara. Në takim u ra dakord për hartimin e një Plani konkret Veprimi, në të cilin do të përcaktohen masat që do të zbatohen gjatë vitit 2010. Ratifikimi i Konventës për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila u miratua në New York nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2006, është vënë në fokusin e Qeverisë shqiptare. Këshilli i Ministrave më 3 dhjetor miratoi në parim këtë Konventë, miratim i cili i hap rrugën fillimit të procesit për ratifikimin e saj, gjë që do të ndihmojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›