Serialet turke dhe nostalgjia ballkanike

Seritë turke kanë zëvendësuar ato latino-amerikane si programe që shikohen nga shumë shikues në Ballkan - duke ngacmuar nostalgjinë për një sistem të vlerave të familjes që njerëzit në rajon e kanë humbur dhe e vajtojnë.
Ndiz televizorin sot në cilëndo pjesë të Ballkanit dhe do të jesh mirë i akorduar në një seri turke.
Të popullarizuara në gjithë rajonin, sipas agjencive që bëjnë hulumtim të mediave, dhjetëra importe të tilla po shfaqen çdo ditë në televizione nga Shqipëria deri në Detin e Zi.
Sociologët e shpjegojnë këtë fenomen, pjesërisht, si reagim sentimental nga ana e shikuesve në Ballkan ndaj një modeli të vjetër të familjes patriarkale që pothuajse është zhdukur në rajon, por që ende është prezent në Turqi - të paktën në programe televizive.
Shikuesit me të cilët ka folur BIRN-i thonë se i duan këto programe për karakteret e tyre reale, linjat intriguese të ngatërresave që përfshijnë familje të tëra si dhe mungesën e dhunës e sharjeve.
Sipas JNK, të dhënat tregojnë që, në rajon, seritë turke janë më të shikuara në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni, pasuar nga Kosova e Serbia, ku fenomeni është ende në zhvillim.
Hulumtimi i Mareco Index Bosnia tregon që në çerekun e parë të vitit 2013, nëntë stacione televizive të Bosnjës transmetonin 13 seri turke.
Seria më e shikuar në Bosnje e Hercegovinë ishte “Shekulli Madhështor”, e cila është e vendosur në kohën e artë të Perandorisë Osmane në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm.
Në Maqedoni, nga nëntë seri turke që ishin duke u shfaqur, pesë ishin renditur në Top 15 nga aspekti i shikueshmërisë, bazuar në hulumtimin e kryer në Janar të 2013-tës nga AGB Nielsen.
Tre seri turke janë duke u shfaqur aktualisht në Kosovë. Më të famshmet në Dhjetor të 2012-tës ishin “Cili është faji i Fatmagyl-it”, i cili u rendit në majë të të gjitha programeve dhe “Dashuri dhe ndëshkim”, i cili u rendit i treti bazuar në të dhënat e Index Kosovës./Indeksonline/