E Diel, 1 Nëntor 2026

Seriali mysliman Qytetari Khan BBC merr qindra ankesa: Eshtë fyes

Një serial komik, me në qendër një familje myslimane ka shkaktuar polemika dhe zemërim që në shfaqjen e serisë së parë në Britaninë e Madhe.

Daily Mail shkruan se do të ishte e pamundur që një komedi TV që ka në qendër një lider të komunitetit mysliman do të kalonte pa komente në Britaninë e Madhe. Dhe kështu ka ndodhur, kanë qenë më shumë se 200 mesazhe në drejtim të BBC një ditë më parë, ndërsa është transmetuar edhe seria e parë e komedisë televizive, Qytetari Khan Seriali është cilësuar si fajtor për krijimin e stereotipeve mbi aziatikët si dhe fyes për Kuranin.

Një skenë e cila në veçanti ka provokuar zemërim është kur vajza e rrritur e Khan, nxiton për të vënë hixhabin dhe për të lexuar Kuranin në momentin që babai i saj hy në shtëpi.

Komedia e cila është krijuar nga Adil Ray, i cili luan edhe rolin kryesor. Gjatë një interviste për BBC, vetë Ray tha se shfaqja lejon komunitetin mysliman të qeshë me veten. One vieëer ërote on the BBCs messageboard: This is terrible stereotyping, ignorant and just dreadful.

Një nga mesazhet dërguar në BBC nga shikuesit ishte; Ky është një stereotip i tmerrshëm, injorant dhe i frikshëm, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur si shoë-n më budalla, që nuk të bën për të qeshur dhe për më tepër fyes.

Reagimet në rrjetet sociale gjithashtu kanë qenë të forta.

Ndërkaq, një zëdhënës i BBC e cilësoi serinë e parë si një nisje shumë të mirë. Ai tha se seriali është ndjekur nga 3.6 milionë shikues.

Khan 6 Khan 1 Khan 2 Khan 3 Khan 4 Khan 5 123

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›