E Diel, 1 Nëntor 2026

Serish alarme per sulme terroriste ne Evrope

Serish alarme per rrrezikun e sulmeve terroriste ne europe ne vecanti ne France. Sherbimet sekrete saudite- ka bere te ditur ministri i brendshem francez Brice Hortefeux - pak dite me pare kane paralajmeruar homologet europiane per nje kercenim terrorist qe vinte nga krahu jemenit i Al Kaedes.
Ne javet e kaluara Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjithashtu kishin paralajmeruar per rrezikun e te tilla sulmeve ne Europe dhe i bene thirrje shtetasve amerikane per tu treguar te kujdesshem gjate udhetimeve ne kontinentin e vjeter.
Per televizionin francez ministri Hortefeux deklaroi se paralajmerimet jane reale. Al Kaeda eshte aktive apo deshiron te jete aktive ne Europe dhe ne vecanti ne France theksoi ministri.
Franca ka njoftuar se autoritetet e Arabise Saudite kane terhequr verejtjen per nje kercenim potencial terrorist islamik ne Europe e vecanerisht ne France.
Ai theksoi se sherbimet e sigurise se Arabise Saudite kane sinjalizuar se dega e Al-Kaedes ne Gadishullin Arabik po mer ne shenjester Europen e vecanerisht Francen. Ministri ka shtuar se alarmi i sigurise ne France mbetet nje shkalle nen nivelin me te larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›