Sërish autobomba: vriten 12 persona
Disa kamikazë kanë marrë jetën e 12 personave në Kaukazin e Veriut, dy ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Moskë. Një pako me lëndë plasëse ka shpërthyer nga një person i veshur me uniformë policie. Ai ndodhej në mes të një vendi me njerëz. Në fakt, kanë qenë dy sulme pranë njëri-tjetrit që kanë ndodhur në kohë të koordinuara dhe kanë shkaktuar një panik të madh te popullsia. Bëhet fjalë për një qytet në kufirin me çeçeninë. Këto janë disa rizgjime të vogla një dhjetëvjeçar pas përfundimit të luftës së dytë ruso-çeçene. Bombat kanë ndodhur edhe 48 orë pas shpërthimit vdekjeprurës në metronë e Moskës prej të cilit humbën jetën 39 persona. Sipas Moskës zyrtare, pas të dy shpërthimeve në Moskë dhe në Kaukaz ka shumë gjasa që të qëndrojë një grup i vetëm. Për sa i përket Dagestanit ajo është një krahinë e predominuar nga rusët dhe ndodhet në detin Kaspik. Ndërkohë, përbëhet edhe nga grupe të ndryshme etnike dhe situatat në këtë vend janë gjithmonë të tensionuara dhe të pastabilizuara duke qenë se grupime të ndryshme kërkojnë që të kenë pushtet.
Sulmet në metronë e Moskës nxitën frikë për një ofensivë të gjerë të rebelëve dhe nënvizuan dështimin e Kremilit për të mbajtur situatën në kontroll dhe mbi të gjitha kriminelët. Putin, i cili në vitin 1999 udhëhoqi luftën ruse kundër çeçenëve që i dha edhe popullaritet e cilësoi çështjen e separatistëve një “çështje nderi”. Ndërkohë që Putin i mëshon rritjes së masave të sigurisë, Medvedev deklaroi se nuk janë vetëm këto mjetet për të ndrequr situatën, por edhe përparësia që u duhet dhënë programeve për çrrënjosjen e varfërisë dhe punësimin në zonat problematike.
#