E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish dhunë ndaj pedagogëve, rrihet barbarisht profesori në Gjirokastër

Share

Vetëm një ditë pas dhunimit të një pedagogu të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në Gjirokastër.

Pedagogu Ilir Gjini është rrahur barbarisht nga një person që nuk është identifikuar ende. Mësohet se Gjini është qëlluar disa herë me grushte në fytyrë, në publik.

Sipas dëshmisë së pedagogut, personi që e ka dhunuar, ka zbritur nga një makinë e Prefekturës. Ai ka kërkuar nga Gjini një notë kaluese për të bijën dhe për shkak të refuzimit, e ka dhunuar atë.

Një ditë më parë, profesori i njohur i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Nonda Varfi, është plagosur në një lokal në Rrugën e Elbasanit, pasi nuk pranoi ryshfet për të punësuar një pedagog.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›