E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndrea Prendi: Do apeloj vendimin për arrestin e shtëpisë

Share

Edhe pse duhej të ndodhej në burg, duke qenë se akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ka vendosur që të apelojë arrestin shtëpiak.

Kjo gjë është bërë e ditur nga ana e avokatit të Prendit, Genc Gjokutaj, teksa është njohur me masën e sigurisë ditën e sotme në gjykatë.

Në shkelje me procedurat penale, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Ndrea Prendin, edhe pse ky i fundit duhej të lihej në burg, duke qenë se akuzohet për vrasje dhe në të gjitha rastet, gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›