Sërish në pranga Emiliano Shullazi, u kap me armë e drogë
TIRANË- Emiliano Shullazi dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar sot rreth orës 19:00 në afërsi të zonës së liqenit Artificial në kryeqytet. Ndalimi i tyre është bëra pasi në makinën e blinduar me të cilën udhëtonin janë gjetur armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike të llojit hashash.
Emiljano Shullazi është një person me precedentë penal, i njohur si trafikant heroine, ndërsa është liruar nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar pasi përfundimit të afatit të dënimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg të dhënë ndaj tij për trafik droge.
Shullazi u ndalua edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 Majit, pasi tentoi të prishë një tubim të Partisë Socialiste.
(m.a/BalkanWeb)