E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish protesta në Vlorë, opozitarët së bashku

Dhjetra simpatizantë të Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës janë nisur sërish ditën e premte drejtë urës së Mifolit ne shenjë proteste për votën e lirë.
 

Protestuesit fillimisht janë grumbulluar ne Sheshin e Flamurit në Vlorë ndersa më vonë kanë marshuar drejte ures së Mifolit, ku kane bllokuar për më shumë se dy orë rrugen nacionale që lidh Vloren me qytetin e Fierit.

Simpatizantët kanë protestuar me parulla kundër qeverisë në mbështetje të kryetarit të opozitës Edi Rama.
 

Kryetari i Bashkise Shpetim Gjika ka theksuar se kjo protestë do të vijojë serisht edhe në ditet në vijim deri sa kjo situatë të marrë rrugën e zgjidhjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›