Protestat e opozitës në Pogradec

Protestat kanë startuar edhe në qytetin e Pogradecit ku dhjetra simpatizantë të Partisë Socialiste kanë marshuar nëpër qytet duke bllokuar më pas edhe aksin nacional Pogradec-Tiranë.
Simpatizantët të udhëhequr edhe nga përfaqësues të partisë socialiste si Olta Xhacka, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal, kanë udhëhequr turmën në shenje proteste per voten e lirë.
Protestuesit kane bllokuar per disa ore rrugen nacionale, ndërsa nje varg automjetesh kane mbetur te bllokuar. Kjo pasi protestuesit kane bllokuar aksin nacional duke djegur goma automjetesh, e bere ate te pakalueshëm.