Sërish protesta të reja në Egjipt

Mijëra egjiptianë kanë zbritur për të manifestuar në sheshin Tahrir në Kajro për bashkimin kombëtar mes muslimanëve dhe të krishterëve. Këto manifestime bëhen pas protestave të fundit që u zhvilluan në këtë shesh javën e kaluar gjatë të cilave humbën jetën 15 persona dhe 200 të tjerë u plagosën.
Pas dhunës së ushtruar u lëkund stabiliteti i vendit sërish dhe pati rrjedhoja edhe në vende të tjera. Të shtunën e kaluar këto proteta degjeneruan në dhunë kur muslimanët sulmuan disa kisha në Kajro.
Manifestuesit kërkojnë aplikimin e ligjit në vend. Gjithashtu gjatë këtyre protestave në turmat e njerëzve janë vënë vërejtur edhe flamuj të Sirisë, Libisë dhe Palestinës në shenjë solidariteti me këto vende.