Serish tensione mes Turqise dhe Izraelit

Sipas zyrtareve izraelite kjo erdhi pasi udheheqesi hebre refuzoi te kerkoje falje per sulmin kunder flotiljes me ndihma e cila u perpoq te thyente bllokaden e Rripit te Gazes.
Ne perpjekjet e fundit per te permiresuar marredheniet me aleatin e vetem musliman ne rajon Perez u tha gazetareve se kishte pranuar takimin qe do te zhvillohej ne Nju Jork. Por sipas zyrtareve izraelite me pas Gyl vendosi kushte te papranueshme.
Nderkohe presidenti turk mohoi te kishte pranuar nje takim te tille.
Kjo nuk eshte e vertete. Po e degjoj nga ju dhe nga dikush tjeter qe e permendi. Nuk eshte percaktuar asnje takim mes nesh. Sic e dini njera prej paleve duhet te kerkoje takim dhe me pas kjo te percaktohet por kjo nuk ka ndodhur. Asnje planifikim nuk eshte planifikuar deri me tani u shpreh presidenti turk Abdullah Gyl per gazetaret.
Turqia u kerkoi autoriteteve izraelite te kerkonin falje publike per sulmin e komandove ne anijen me ndihma humanitare per Gazan ku humben jeten 9 shtetas turq si dhe kompensim per familjet e viktimave.
I takon Izraelit ne kuadrin e ligjit nderkombetar te beje ate qe eshte e nevojshme meqe jane ata qe e nisen kete incident. Kur kjo te behet atehere ne do te flasim per te shkuaren tone tha me tej Gyl.
Presidenti turk u kerkoi autoriteteve izraelite te rishqyrtonin faktin se vendi i tij ka mbeshtetur Izraelin ne nje rajon ku eshte pak a shume i vetem.