SHBA iken keshilltari ekonomik i Obames
Keshilltari kryesor i ekonomise i presidentit amerikan Barak Obama Leri Samers njoftoi largimin e tij nga stafi i Shtepise se Bardhe ne fund te ketij viti.
Samers drejtoi Keshillin e Ekonomise qe ishte dhe ideatori i reformave me te medha ne fushen ekonomike te ndermarra ne SHBA.
Pas vendimit te tij per largim Samers mori komplimentat e presidentit Obama per punen e mire dhe drejtimin brilant sic e quajti ai ne nje kohe krize.
Leri Samers do te rikthehet ne postin e tij ne Universitetin e Harvardit.