E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish vrasje në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

TIRANË (UPDATE) - Një vrasje ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. 22-vjeçari Artan Allushi është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar në lagjen Laprakë, pranë Drejtorisë së Doganave.

Dëshmitarët panë tre persona qe shkënbenin fjalë me zë të lartë me një grup tjetër të rinjsh. Me pas kane degjuar krismat dhe rremujen. Nga kjo ngjarje një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ata janë transportuar në spitalin Ushtarak, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes.


Policia bën të ditur se është identifikuar autori i ngjarjes. Ai është 40 vjeçari Bashkim Qefalia i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre personave. Mësohet se edhe të plagosurit janë nga e njëjta familjeje me viktimën, Kujtim dhe Nertil Allushi që aktualisht gjenden në spital.


Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërkohë që nga dëshmitë që ka mbledhur bën të ditur se tre personat me mbiemrin Allushi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Benz, kur janë ndaluar në afërsi të rreth-rrotullimit të Doganës. Ata kanë shkëmbyer fjalë me Qefalinë dhe dy persona të tjerë që ishin me një furgon me targa të Tiranës.
Dy grupet janë rrahur dhe kane qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta, më pas Qefalia ka nxjerrë pistoletën ku ka lënë të vrarë një të ri, dhe plagosur rëndë dy te tjerë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›