Zgjedhjet në strukturat e PD, në vjeshtë pritet mbledhja e Kuvendit
Tashmë që zgjedhjet parlamentare përfunduan, me fillimin e sesionit të ri parlamentar Partia Demokratike duket se do t'iu nënshtrohet zgjedhjeve për strukturat drejtuese të saj. Në muajin shtator ose tetor pas konsolidimit të qeverisë së re, pritet që të mblidhet kuvendi kombëtar i cili zgjedh kryetarin e partisë, sekretarët si dhe të gjithë strukturat drejtuese. Përveç kuvendit zgjedhor që u mblodh në muajin maj të këtij viti, kuvendi i PD-së nuk është mbledhur që prej prillit të vitit 2005 ku me shumicë dërrmuese u rivotua si kryetar i partisë Sali Berisha.
Partia Demokratike iu nënshtrua një procesi zgjedhor që përfshiu ristrukturimin e degëve dhe nëndegëve dhe që u mbyll në prill të këtij viti me zgjedhjen e kreut të PD-së së Tiranës. Për shkak të zgjedhjeve parlamentare pjesa tjetër e partisë nuk iu nënshtrua votimit dhe pas ngritjes së qeverise së re pritet ti nënshtrohen zgjedhjeve të gjitha strukturat e tjera duke filluar nga kryetari i partisë e deri tek sekretarët apo kryesia.