E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet plotësuan standardet

Shkup- Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore dhe presidenciale në Maqedoni i cili u mbajt të dielën i përmbushi standardet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës për zgjedhje të lira dhe demokratike, njoftoi misioni i OSBE-ODIHR.
“Jemi të kënaqur që pamë atmosferë të qetë dhe një proces zgjedhor të organizuar mirë, edhe pse disa aspekte të fushatës seriozisht e zvogëluan kualitetin e këtij procesi zgjedhor”, deklaroi Piter Ajker, shef i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR.

OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit ka kaluar mirë edhe pse ka pasur disa parregullsi procedurale. “Problemi i votimit familjar edhe pse u zvogëlua, prapë ishte prezent në 13 për qind të vendvotimeve që vëzhguesit tanë i kanë vizituar”, u tha në konferencën e OSBE-ODIHR.

Sipas përfaqësuesve të këtij misioni përqindja e ulët e votimit në zgjedhjet presidenciale paraqet rrezik që në të ardhmen të mos përmbushet cenzusi prej 40 për qind, që mund të sjell sipas tyre përsëritjen e zgjedhjeve. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›