E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server Ndarja e Kosoves prek Ballkanin

Analisti i njohur i cështjeve ballkanase, Daniel Server ka deklaruar se propozimet për ndarjen e Kosovës mund të shkaktojnë tensione në Maqedoni, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në një intervistë për një të përditshme maqedonase, Server është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet ta keqpërdorin këtë situatë.

“Roli i duhur i liderëve shqiptarë në Maqedoni do të ishte të përpiqeshin për të siguruar që forcat politike panshqiptare të mos e përdorin këtë situatë, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar Server.

Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë duhet të fokusohen tek zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka rritur influencën e tyre dhe ka konsoliduar shtetin e Maqedonisë.

“Një gjë është e sigurtë, shqiptarët e Maqedonisë kanë sot në Shkup një rol shumë më të fuqishëm nga ai që do të kishin në një Shqipëri të madhe”, ka nënvizuar Server.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›