Greqi, tre vende të Shengenit rifillojnë ndihmën
OSLO - Norvegjia, Islanda dhe Liehtenshteini rifilluan sot ndihmën e tyre financiare për Greqinë, e ndërprerë në maj pasi atëherë Athina nuk po i përmbushte angazhimet e marra, njoftoi sot shefi i diplomacisë norvegjeze, Jonas Gahr Stoere.
Edhe pse nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshteini janë të lidhura ngushtë ne të nëpërmjet përkatësisë së tyre në Hapësirën Ekonomike Evropiane, EEE, ku marrin pjesë 27 anëtarët dhe këto tre vende anëtare të Shoqatës Evropiane të Shkëmbimit të Lirë, AELE.
Ato japin me këtë titull një kontribut financiar për projekte që synojnë sheshimin e mosmarrëveshjeve ekonomike dhe sociale të Kontinentit të Vjetër. Kjo ndihmë ishte pezulluar në maj pasi, sipas tyre, Athina nuk po i përmbushte detyrimet e saj.
"Që prej 5 gushtit, e vumë përsëri në punë këtë mekanizëm pas marrjes së masave nga pala greke", deklaroi Stoere, në përfundim të një takimi në Oslo me homologun grek Stavros Lambrinidis.
Ky i fundit shprehu "mirënjohjen", duke theksuar se sheh në të një provë besimi në rimëkëmbjen e ekonomisë greke.
(d.b/BalkanWeb)