E Diel, 1 Nëntor 2026

Seul politika valutore dominon G20-en

Vendet me ekonomine me te fuqishme ne bote po zhvillojne nje samit ne Korene e Jugut ku politika valutore po dominon axhenden.

Druhet se takimi i vendeve te grupimit G20 ne Seul mund te degradoje ne nje perleshje verbale mes SHBA dhe Kines per te ashtuquajturen lufta e valutave dhe cakuilibrimin e tregtise.

Para takimit presidenti amerikan Barack Obama u beri thirrje lidereve te tjere qe te punojne se bashku per rimekembjen e ekonomise globale.

Gjithashtu ai ka mbrojtur politiken e Shteteve te Bashkuara per injektimin e 600 miliarde dollareve ne ekonomine amerikane.

Me nje menyre te kujdesshme dhe te qendrueshme ne duam te sigurohemi qe po nxisim ritmet e rritjes si ne vendin tone ashtu edhe jashte ka pohuar Obama.

Obama ka sqaruar se politika e njoftuar javen e kaluar ka si qellim gjallerimin e ekonomise se brishte amerikane.

Nderkohe sot pak para nisjes se samitit SHBA dhe Koreja e Jugut kane njoftuar se nuk kane arritur te nenshkruajne nje marreveshje per tregtine e lire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›