“Seven Seas Voyager” në Durrës, kroçera sjell 750 turistë nga vende të ndryshme

715 turistë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës me krocerën “Seven Seas Voyager”. Mbi 500 prej tyre janë amerikanë, ndërsa të tjerët vijnë nga 21 vende të ndryshme të botës.
Ndërkohë 21 autobuzë u vunë në dispozicion nga agjencia pritëse për transportin e turistëve drejt qendrave historike në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit.
Krocera është nisur nga porti i Korfuzit në Greqi mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që po sot në mbrëmje do të niset drejt portit të Kotorrit në Malin e Zi.
Deri në këtë periudhë të vitit, porti i Durrësit është vizituar nga 450 jahte turistike dhe 14 kroçera, duke shënuar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /vizionplus.tv