E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni i ri politik, pritshmëritë për marrëveshje mes palëve

Edhe pse më i freskët nga temperaturat muaji shtator pritet të sjellë zhvillime të nxehta politike.
Pavarësisht daljeve publike që nuk kanë munguar në këtë sezon pushimesh duket se mazhoranca e opozita i kanë lënë për në sezonin e ri politik takimet e vendimet që pritet të shënojnë një kthesë në raportet mes tyre.
Reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese janë paralajmëruar si beteja e parë mes palëve. Juristë të PD-së e PS-së po hartojnë propozime konkrete për ndryshimet në kodin zgjedhor, që nisin nga përbërja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deri tek një përcaktim i saktë për sa i përket vlefshëmrisë ose jo të votave të hedhura në kutinë e gabuar.
Por nëse bashkohen për reformën zgjedhore, ajo çka duket se ndan thellë palët janë ndryshimet kushtetuese, te domosdoshme për opozitën, dhe te pavend sipas mazhorancës.
Një grup ekpertësh të PS-së, në konsultim edhe me konstitucioalistë të njohur po përgatisin një paketë propozimesh për ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhet publike në muajin shtator.
Por pavarëisht kësaj, kryeministri Berisha sa herë që i është dhënë mundësia ka deklaruar se nuk ka arsye për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.
Ajo çka mbetet për tu parë është mënyra se si do të reagojë mazhoranca nëse Partia Socialiste këmbëngul fort për një mënyrë të re të zgjedhjes së presidentit dhe prokurorit të përgjitshëm.
Shtatori shënon edhe atë që cilësohet si starti i një kursi të ri politik të Partisë Socialiste i vendosur në asamblenë kombëtare por që pritet të zbardhet hap pas hapi nga kryetarti Edi Rama.
Ndërkaq, po në zbatim të vendimeve të asamblesë kombëtare dy grupe pune një për programin politik të PS-së dhe tjetri për ndryshimet në statut kanë vijuar punën edhe gjatë muajit gusht për të hartuar atë që cilësohet si projekti që do sjellë Partinë Socialiste në pushtet. Detajet e para të këtij projekti pritet të zbulohen në fund të shtatorit.
Por veç klasës politike shqiptare supriza në shtator rezervon edhe OSBE në fillim të muajit shtator do të jetë ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth i cili pritet të raportojë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë për zhvillimet politike në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›