E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, të shtëna në stadium, alarmohen tifozët!

Ndeshja ndërmjet Santos dhe Morelia në ligën e futbollit meksikan, la një hije të keqe tek ata shikues që ishin të pranishëm.Po zhvillohej minuta e 40 kur në stadiumin Torreon u dëgjuan breshëri armësh.

Futbollistët dhe publiku për disa momente ishte i tmerruar me dyshimet se ndonjë sulm po ndodhte aty. Por shumë shpejtë gjendja u normalizua dhe u kuptua që incidenti kishte ndodhur shumë afër stadiumit, ndërmjet policisë dhe disa të panjohurve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›