Sezoni i ri televiziv, ‘BOOM’ programesh te reja ne “NEWS 24”

Shtatori sjell ndryshime në televizionin më të madh informativ në vend... Emisione të reja, të konceptuara për t’u ardhur në ndihmë shikuesve me informacione të larmishme nga të gjitha sferat e jetës, që do të vijnë të drejtuara nga figura shumë të dashura të ekranit...
NË “PANTEON”-in E NISIDA KNEZIT
Panteon” është prodhimi më i ri i “News 24”, i cili do të vijë këtë sezon të ri nën drejtimin e gazetares Nisida Knezi. Emisioni do të jetë një biografi e jetës së njerëzve të mëdhenj, që ka për qëllim të përcjellë te teleshikuesit historitë e shkrimtarëve, politikanëve, aktorëve, regjisorëve, poetëve që me veprën e punën e tyre lanë shenjë në historinë e njerëzimit. Emisioni do të jetë i ndërtuar me ritëm, ku me shpejtësi dhe saktësi do të jepen brenda 45-50 minutash “Histori jetësh”. Interesi i teleshikuesit nuk mungon kurrë për të ditur detaje dhe hollësi nga jeta e personazheve të famshëm dhe të atyre që pluhuri i kohës i ka mbuluar. Premtojmë të fshijmë këtë pluhur dhe me ndihmën e kronikave të shumta të zbërthejmë figurat më komplekse që njerëzimi ka nxjerrë që nga lashtësia deri tani. Nuk do të ketë një rrjedhë kronologjike, pasi personazhet do të analizohen rastësisht.
OLA BRUKO MERR “JETËN NË FOKUS”
Emisioni me titull “JETË NË FOKUS” me moderatore, gazetaren Ola Bruko do të ketë në fokus trajtimin e problemeve të ndryshme socio-shëndetësore që mundojnë shoqërinë e sotme shqiptare. Përmes të ftuarve në panel, intervistave me personazhe në fokus të tematikës dhe lidhjeve të drejtpërdrejta, emisioni do të analizojë në detaje problemet e mprehta sociale, shëndetësore që prekin shoqërinë e sotme shqiptare. Krahas kësaj, emisioni do të shpërndajë informacionin e duhur për sensibilizimin e popullatës rreth problemeve të caktuara. Të ftuarit në panel do jenë mjekë, psikologë, punonjës socialë, drejtues të institucioneve përkatëse shtetërore dhe publike, gazetarë dhe analistë të fushës, persona të prekur nga fenomenet sociale, përfaqësues të atij target-grupi në fokus të emisioneve specifike, të gjithë aktorë aktivë që kontribuojnë ose ndikojnë në trajtimin e problemeve shëndetësore dhe sociale në Shqipëri. Përmes inputit të tyre do të arrihet krijimi i një panorame sociale reale të problemeve konkrete.
“NË TEMPULL” ME ANISA YMERIN
Në ekran, a më mirë thënë në media, po zë vend gjithfarë tematike a per sonazhi. Antivlerat më shumë se sa vlerat jemi mësuar të shohim të shpërfaqen duke e ‘pushtuar’ hapësirën mediatike në Shqipëri. Një realitet ky që përballet me një hapësirë të munguar mediatike, ku të debatohet për problematikën me të cilën ndeshet kultura dhe arti në vend. Andaj edhe u pa e udhës të punohej për një emision me theksin te ky debat i munguar, por ama jo duke qenë një debat për debat. Do të jetë një debat me protagonistë, njohësit më të mirë të çështjes për të cilën do të diskutohet, për të ikur nga termat e përgjithshëm e për t’u ndalur në ato që janë realisht problematikat që po zhbëjnë shumë lëmi të kulturës dhe artit në vend. Por gjithçka mbështetet mbi atë çka do të ndeshet në terren, debat mbi atë çka do të evidentohet se ndodh jashtë studiove televizive me problematikën kulturore. Ky do të jetë emisioni ‘Në tempull’, një produksion i cili do të nisë transmetimin në këtë sezon të ri televiziv në ekranin e “News 24” e që synon të ndalet pikërisht këtu, te ndeshja e vlerave dhe antivlerave në kulturën shqiptare; te problematikat e ethshme me të cilat përballet kriza e librit; në përkthimet aspak cilësore; në objekte të trashëgimisë kulturore në rrezik; në çështje të historisë dhe letërsisë; në përballje të tezave apo ideve të atyre që janë mendimtarët shqiptarë lidhur me çështje të identitetit kombëtar. Janë këto disa nga problematikat ku do të ndalet emisioni i përjavshëm “Në tempull”, i realizuar nga gazetarja Anisa Ymeri.
“KËSHTU KA NDODHUR” NGA FATOS VELIU
Kështu ka ndodhur” titullohet emisioni historik që do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit “News 24”. Ngjarje, personazhe, mistere, data enciklopedike etj., do të jenë ato që moderatori Fatos Veliu do të hulumtojë në tunelin e historisë sonë kombëtare. Nëpërmjet pamjeve arkivore dhe rrëfimeve të aktorëve dhe dëshmitarëve okularë do të arrihet që për herë të parë t’u jepen përgjigje mjaft pikëpyetjeve për shumë fenomene dhe episode brilantë të mbetura në errësirën e historisë së përçudnuar. Do të jetë një linjë dokumentareske me subjekt dhe personazhe reale të vendosur mbi historitë brilante të ndodhura në dekada dhe periudha deçizive të vendit tonë. Emisioni “Kështu ka ndodhur” do të bëjë të mundur përcjelljen te shikuesi të një fuqie emocionale të spikatur. Moderatori Fatos Veliu gjen momentin për të shprehur optimizmin e tij për një sukses të padiskutueshëm të emisionit, për vetë faktin e morisë së dokumenteve dhe pamjeve filmike që pret të vërë në dispozicion të shikuesit shqiptar, për të ndërtuar me një rigorozitet ekstrem dhe absolutisht jashtë natyrave politike ngjarjet dhe personazhet e njohura, që i ka mallkuar pluhuri i harresës.
XHAXHIU: JA SI DO TË JETË “NATA” IME
Të hënën në mbrëmje në 22:30 do të thotë sërish “mirëmbrë ma’ duke startuar kështu një tjetër sezon nate, i cili do të mbajë mbërthyer për afro 60 minuta një audiencë besnike mbrëmjeje. Rezear Xhaxhiu, moderatori dhe autori i emisionit “Natë me Xhaxhiun” rrëfen pa shumë bujë të rejat e talk-show-t të tij.
Çfarë do të ketë të re emisioni në këtë sezon të ri?
E reja e parë do të jetë partnerja që do të kem në krah. Quhet Elisa dhe vjen nga një eksperiencë televizive, pra e kompletuar për të përballuar ritmin tim ose thënë ndryshe “motorët turbo” që ka emisioni në përgjithësi (qesh).
A ishte e vështirë ta lëshoje Andronikin, partneren simpatike me të cilën ndave suksesshëm sezonin e parë. Pse kjo braktisje, çfarë ndodhi në fakt me të?
As nuk e braktisa e as nuk iku. Mbeti brenda shtëpisë së madhe të “News24”. Fitoi eksperiencë dhe tani ka marrë përsipër drejtimin e një emisioni mëngjesi. Dikur e vinte në gjumë audiencën duke e përshëndetur me “natën e mirë”, tani do ta zgjojë atë me “mirëmëngjesin” e saj. Kështu ndodh në televizion. Rritesh, shkëputesh, merr përgjegjësi të reja për aq kohë sa publiku të do dhe të pranon. Dhe Nikin e donte audienca.
Më thuaj disa të reja të tjera që do të ketë emisioni në këtë sezon...
Nuk besoj se do të ketë ndryshime esenciale. Formati do të jetë po ai, por do t’i japim rëndësi ritmit, saktësisë në informacion, nivelit të të ftuarve. Dhe të gjitha do të jenë në funksion të misionit të fundit. Informimit pa ngjyrim dhe thellimit të lajmit, fenomeneve dhe ngjarjeve. Tek e fundit ky është dhe misioni i vërtetë i një televizioni.
Cili është sekreti i jetëgjatësisë së këtij formati?
Shiko... Këtë format unë e kam startuar tetë vjet më parë. Fakti që po mbijeton, tregon se po e bëj me dashuri dhe profesionalizëm. Ka një sekret në misionin tonë. Përulësia ndaj atij që të shikon, i cili mund të jetë në një rast ministër, deputet, akademik, apo në një rast tjetër një qytetar i thjeshtë, një pensionist, një i papunë apo një hallexhi, që do të kërkonte të fliste njësoj si ty, do të donte të pyeste kryeministrin, ministrat, burokratët apo deputetët njësoj si ty. Por që nuk e ka këtë mundësi. Dhe këtë mundësi ia japim ne. Jo se jemi më të zgjuar, por se na ka rënë ta bëjmë këtë profesion.
A ke frikë se “Natë me Xhaxhiun” mund të bjerë në rutinë, duke qenë se është i përnatshëm për javë e muaj me radhë?
Jo, avantazhi i këtij formati është se është ndërtuar mbi lajmin e ditës, mbi ngjarjen dhe fenomenet. Dhe falë Zotit ne jemi një vend që prodhojmë çdo ditë lajme të mira e të përzishme. Pastaj fati që e bën këtë format në një televizion lider në fushën e informacionit siç është “News24”, është një aset i çmuar. Që do të thotë se je atje ku është lajmi apo ngjarja. Në Tiranë, në Kukës, në Korçë apo në çdo cep të Shqipërisë. Dhe ky është misioni i vërtetë i një ekrani.
NIKI: JA ÇFARË NDRYSHON TJETËR NË “VILA24”
Androniki Kolka do të jetë fytyra e re e “Vila 24”. Moderatorja e njohur lë programin e natës së vonë, për të nisur një tjetër sfidë, këtë herë në mëngjes. Nga njëri ekstrem në tjetrin... Po si ndihet Niki përpara startit të kësaj eksperience të re televizive, e zbulojmë së bashku...
Niki, tashmë zonjë shtëpie e “Vila 24”? Si e prite këtë ndryshim?
Si një zonjë e vërtetë (qesh). Kjo ofertë nga drejtuesit e “News 24” më bën të ndihem akoma më e vlerësuar, për faktin që më besuan drejtimin e këtij emisioni dhe i falenderoj për këtë. Më bën të ndjej më shumë përgjegjësi, të punoj më shumë, por edhe të kënaqem me faktin së është diçka ndryshe për mua dhe gjërat ndryshe gjithmonë sjellin dinamike. Nuk do të jetë e lehtë, pasi formati është krejtësisht tjetër nga ai i “Natë me Xhaxhiun”. “Vila 24” është një shtëpi ku bie herë zilja e derës, ku kalohet lirshëm nga salloni në kuzhinë e gjithçka në sytë e shikuesve duket si normalitet... Por unë nuk do të jem vetëm. Ndihem me fat që do të punoj me një staf të mrekullueshëm, ku kam gjetur një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë dhe ky zinxhir i fortë më qëndron shumë mirë në dorën e përgjegjësisë. Tek “Vila 24” po ndihem si një kryefamiljare, që për t’u dhënë dritë dhomave të shtëpisë, së pari duhet të ndriçoj vetë, pavarësisht faturave të dritave dhe të ujit.
Çfarë do të të mungojë më së shumti nga “Natë me Xhaxhiun”?
Do të më mungojë Niki brenda asaj nate. Një profil më i përmbajtur, më informues dhe më i ftohtë. Padyshim do të më mungojë edhe alkimia e bashkëpunimi me Rezearin. Ai është një gazetar me eksperiencë, kam mësuar shumë prej tij dhe natyrisht, ky bashkëpunim do më vlejë edhe për të ardhmen. Por, e di çfarë? Rëndësi ka që ndodhem në “News 24”, brenda së njëjtës familje. Jam vërtetë e lumtur për këtë!
Po në redaksinë e informacionit do të vazhdosh të jesh e angazhuar?
Sigurisht! Redaksia e informacionit do të vijojë të më japë ushqimin e parë, të cilin tashmë do më duhet ta gatuaj vetë. Është dashuri më vete informacioni. Nuk do të dëshiroja kurrsesi ta lija pas dore, pasi çdo mëngjes ndalesa e parë është informimi në atë redaksi, ku punohet vrullshëm dhe me pasion.
Cilat janë risitë e sezonit të ri në “Vila 24”?
“Vila 24” vjen këtë sezon me shumë risi. Fryma e re e ndryshimeve nis së pari me një skenografi tërësisht avangard, përshtatur me zhvillimet më të fundit teknologjike që kanë prekur padyshim edhe botën mediatike. Po punohet intensivisht për një ambient që synon të jetë sa më afër interesave të teleshikuesve dhe kërkesave të tyre, në mënyrë që të gjithë të gjejnë veten në çdo rubrikë të këtij emisioni. Do të jetë një shtëpi shumë e ngrohtë. Do të mundohemi të hyjmë në shtëpitë e të gjithëve, në lokale, në zyra e në të gjithë ambientet ku teleshikuesit kanë mundësi dhe dëshirë të na ndjekin. Do të jemi informues, argëtues, të shijshëm e më tepër dinamikë. Do të ketë edhe shumë surpriza, por nuk dua t’i zbuloj…
Do të jesh edhe në këndin e gatimit... Si janë raportet e tua me kuzhinën?
Po. Këndi i gatimit është më i dashuri dhe më i preferuari për shikuesit e veçanërisht për amvisat. Ai vjen këtë sezon me një kuzhinë supermoderne. Ndihem me fat që do të jem në krah të një zonje të vërtetë, jo vetëm në gatim, por edhe në jetë, siç është zonja Vjollca Xhunga, e cila do të gatuajë çdo mëngjes receta të mrekullueshme, të lehta, si një alternativë praktike për amvisat në shtëpi. Si një amvisë e re kam raporte shumë të mira me gatimin. Për më tepër që më jepet mundësia të mësoj akoma më shumë receta dhe shije të reja. Gatimi për mua është art më vete, ndaj puna ime nuk do të jetë vetëm në ekran. Unë gatuaj edhe në shtëpi.
Pse duhet që shikuesit t’i kalojnë mëngjeset në shoqërinë e Vila 24"?
Dua të jem modeste. “Vila 24” është e vetmja mundësi për ta nisur ditën mbarë e këndshëm, me shumë energji dhe ritëm… Janë tri orë, nga ora 08:40 – 11:30, të mbushura me shumë argëtim dhe shije. Po punohet vërtetë shumë dhe jam e bindur se shikuesit nuk do të ndërrojnë kanal. Miqtë profesionistë të emisionit do të jenë këshillues të mirë për shikuesit. Do të mundohemi të realizojmë jo vetëm biseda në studio për argumente me interes për shikuesit, por do të dalim edhe jashtë dyerve të shtëpisë, shumë më afër publikut për të shtuar larminë, ritmin edhe dinamikën e stinës.
VAZHDON MARATONA E PROGRAMEVE ‘HIT’
Ndërkohë nuk do të mungojnë as në këtë sezon të ri televiziv programet ‘hit’ me të cilat audienca tashmë është mësuar. “Ora për t’u zgjuar” nga Bashkim Hoxha do t’i japë edhe këtë sezon të ri start maratonës së transmetimeve ‘live’ në “News 24”. Sikundër Artan Hoxha, gazetari i njohur investigativ do të zbardhë të vërtetat e kobshme përmes emisionit “Xhungël”, i cili do të vazhdojë transmetimet çdo të martë. Aurora Sulçe do të japë përgjigje për problemet e ekonomisë shqiptare përmes emisionit “Të bësh ekonomi”, që do të shfaqet çdo të mërkurë në “News 24”. “Diplomaticus”, emisioni që trajton çështje të nxehta të diplomacisë do të vijë këtë vit me një moderator të ri. Gazetari Erion Kaçori do të jetë ai që do të sjellë panoramën e zhvillimeve të fundit në rajon e në botë. Nuk do të mungojë sakaq as “Studio 24” e Denis Mingës, kryeredaktorit të lajmeve në “News 24”, i cili do të zbresë në studion televizive aktualitetin politik të javës, në një debat interaktiv mes të ftuarve. Rezarta Reçi nga ana tjetër do të udhëtojë edhe për një sezon tjetër në intimitetet e personazheve më në zë të jetës publike në Shqipëri, ndërkohë që të gjitha pikëpyetjet tona lidhur me çështje të shëndetit do të marrin përgjigje në “Klinika 24” që do të vijë nga Doreada Mio. Ndërkaq, gjatë sezonit të ri pritet që në ekranin e “News 24” të shfaqet me programin e saj, edhe personazhi shumë i dashur për publikun shqiptar, Adelajda Xhamani.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)