E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Rama vizitën e parë zyrtare e nis sot me Kosovën, mban fjalim në Parlament

TIRANË- Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, nis sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Sipas axhendës së shpërndarë me rastin e kësaj vizite, Rama do të pritet në një ceremoni shtetërore, në orën 09:00, në Prishtinë. Pritet që në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Mësohet gjithashtu se kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit. 

Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Madje, në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama. 

Axhenda e vizitës së Ramës u zbardh dje, nga zyra kryeministrit kosovar. Pritja do të bëhet në orën 09:00 në Sheshin Skënderbe, pranë godinës së Qeverisë. Në orën 09:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas në orën 10;00- 10:45 vizita vijon me një takim dypalësh të delegacioneve të dy qeverive dhe në fund do të ketë një konferencë të përbashkët për median të të dy kryeministrave. Më pas Rama do t’i drejtohet Kuvendit me fjalën e rastit. Pas Kosovës, Rama pritet të niset javën që vjen drejt Brukselit e më pas ai do të shkojë në SHBA. 

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12:00”, shkruan Rama në Twitter para nisjes.

ZBARDHET AXHENDA E KRYEMINISTRIT RAMA NË KOSOVË
Ora 15:50 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë nesër në një takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Zyra e Kryeminsitri Thaci zbardh axhendën e vizitës.

09:00 Pritje me ceremoni shtetërore
Vendi: Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë

09:30 Takim Tete-a-tete mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, kati II

10;00- 10:45 Takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31

10:45 – 11:05 Konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38

(m.a/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Braçe: Rama vendosi standard në Kuvend, Berisha armik i fjalës së lirë Qeveria e re, ndryshime në polici, i pari ikën Erzen Breçani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›