E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezoni turistik – Nis pastrimi i monumenteve të kulturës, ndër to edhe Ura e Subashit

Me fillimin e sezonit turistik specialistët e Drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë nisur ndërhyrjet për pastrimin e monumenteve kulturore.

Një ndër to është edhe Ura e Subashit, ku sipas ekspertit të Trashëgimisë Kulturore, Shkëlqim Guçe po bëhet pastrimi nga bimësia kacavjerrëse duke shmangur dëmtimet e mundshme dhe duke nxjerrë në pah madhështinë e monumenteve.

“Ura e Subashit ka një pamje tjetër si pasojë e pastrimeve të kryera aty, Pra ura do të jetë e mirëmbajtur në vijimësi”, tha Guçe.

Guçe ndër të tjera pohoi se do të vijojnë punimet rehabilituese gjatë ditëve në vazhdim në lumin e Drinos. Urat të cilat janë monumente të kategorisë së parë do të jenë më në fokus të kësaj drejtorie. “Punimet do t’i shtrijmë edhe në ura të tjera, si monumentë të kulturës të vendit”, shtoi ai.

Ura e Subashit është monument i kategorisë së parë që prej vitit 1977. Kjo urë bën të mundur vijimin e rrugë për të shkuar në Labovën e Madhe e të Vogël ,e cila njihet si një nga zonat më të pasura për trashëgimi kulturore.

Gazetare: L. Fili   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›