Sezoni turistik në Durrës, problem ndotja nga ujërat e zeza dhe zhurmat

Edhe ky sezon turistik në Durrës është përballur me problem të mprehta mjedisore. Sipas burimeve nga Zyra Rajonale e Mjedisit në Durrës, problem kryesor ka qenë prezenca e ujërave të zeza dhe të bardha në plazhe, mungesa e dusheve dhe banjove publike etj.
Ndërkohë, kreu i ARM së Durrësit, Ramazan Kalija ka ngritur edhe problemin e ndotjes akustike, si një problem të vazhdueshëm përgjatë gjithë sezonit turistik.
Problemet mjedisore kanë ndikuar drejtpërdrejtë në mbarvajtjen e sezonit turistik ne Durres, ndërsa nga ARM-ja është këkuar në mënyrë urgjente zgjidhja e problemit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.
Po ashtu u kerkua edhe një përgjegjshmëri më e madhe nga ana e pushtetit vendor për pastrimin e plazheve te bregdetit të Durrësi