E Diel, 1 Nëntor 2026

Vështirësitë nga post-pushimet, psikologët: Shpikje e dembelëve

Të gjithë e kanë provuar periudhën post-pushime. Një ndjenjë stresante dhe dembelizmi që jo në pak raste kthehet edhe në depresion. Po cfarë ndodh me mendjen e njerëzve, pasi i rikthehen rutinës pas ditëve të relaksit?
 

Vetë qytetarët thonë se është një ndjenjë e pakuptueshme që kërkon kohën e vet të rehabilitimit, por nuk e përjashtojnë as faktorin dembelizëm.
 

Psikologia, Marsida Simo, e sheh në një këndvështrim pak më të gjerë stresin që sjell rikthimi në punë tek njerëzit. Një studim i pak ditëve më parë në një Universitet amerikan e shpjegon krejt ndryshe këtë fenomen. Sipas profesorëve të sociologjisë, stresi i pas pushimeve është thjeshtë një shpikje e mendjeve dembele.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›