E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Pogradec, rritet fluksi i pushuesve dhe interesi për turizmin kulturor e natyror

Sezoni turistik veror në Pogradec po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa qyteti liqenor vijon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh nga vendi dhe jashtë tij. Sipas të dhënave të Bashkisë, muaji korrik ka shënuar rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve, të cilët zgjedhin Pogradecin për klimën, liqenin dhe shërbimet turistike.

Sipas Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Pogradec, krahas turizmit bregliqenor, është rritur edhe interesi për atraksionet kulturore dhe natyrore të zonës. Turistët e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë informacion për destinacionet që ofron Pogradeci dhe rrethinat e tij

“Turistët e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë informacion për destinacionet që ofron Pogradeci dhe rrethinat e tij. Ka një interes mjaft të shtuar për atraksionet e ndryshme natyrore, por edhe historike, pasi është rritur ndjeshëm turizmi kulturor dhe historik. Duhet të kemi parasysh edhe rritjen e ndjeshme të turizmit kulinar. Kjo lidhet edhe me turistët, të cilët vijnë kryesisht nga Italia”, tha Ledian Zeqollari, drejtor i turizmit në bashkinë e Pogradecit.

Me liqenin, klimën e freskët, hapësirat publike dhe çmimet konkurruese, Pogradeci vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror në juglindje të vendit. Gazetare:  E. Fili

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›